FutbollSporti

Vazquez paralajmëron Barcelonën: Kur të rikthehet futbolli, do të fitojmë La Ligan

Në Spanjë ka filluar të flitet për datën e rikthimit të futbollit, teksa tashmë është zyrtarizuar fakti se stërvitjet e madrilenëve do të fillojnë me 11 Maj.

Ka qenë mesfushori Lucas Vázquez, i cili në një prononcim për “Movistar” ka paralajmëruar rivalët e përbetuar të galaktikëve, Barcelonën, përcjell GazetaBlic.

Sipas tij, kur do t’u rikthehen fushave të blerta, atë do ta bëjnë me një qëllim të vetëm, për ta fituar La Ligën.

“Të gjithë futbollistët e skuadrës tonë janë profesionistë. Duke u bazuar në kushtet akutale, jemi duke stërvitur si është më së miri. Kur do të kthehemi, do ta fitojmë La Ligan”, tha mes tjerash 28 vjeçari.

Real Madridi momentalisht pozicionohet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Barcelona, por me raport pozitiv në ndeshjet e ndërsjella, çka do të thotë se me pikë të barabarta, “Los Blancos” shpallen kampionë.