Sporti

City merr kreun

Manchester City ka shënuar fitore prej 0-1 ndaj Bournemouthit.

Mysafirët shënuan fitore minimale, por shumë e rëndësishme në garën për titull të ligës, transmeton Koha.net.

Ishte Mahrez ai që shënoi golin e vetëm kur po luhej minuta e 55 pas asistimit nga David Silva.

Në krye të tabelës City ka 71 pikë, dy më tepër se Liverpooli që ka një ndeshje më pak. Kurse Bournemouthi në vendin e 12 ka 34 pikë.