LajmeTë fundit

VAZHDON TAKIMI I LIDERËVE TË KOALICIONIT, GAZETARËT NUK LEJOHEN AS NË OBJEKT

Ka rreth dy orë që ka filluar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës në Kosovë.

Në këtë takim pritet të vendoset nëse do të ketë ndryshime në koalicion.

Përderisa kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se aty ku është Kosova është Amerika, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë menduar njësoj për Amerikën kur kanë kur deshën ta shfuqizonin Specialen.

Në këtë takim, pavarësisht interesimit të madh të mediave, nuk janë lejuar brenda, madje as në objekt fare.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë, e në të njëjtën kohë po vazhdon seanca e Kuvendit me shumë pika të rendit.

Ndryshe, të shtunën është caktuar seanca për buxhetin e vitit 2019.