FutbollSporti

Valon Berisha: Anglia na ndihmoi të lirohemi nga okupatori, por sot ju tregojmë se kush jemi ne

Valon Berisha ka thënë se sot Kosova luan ndaj shtetit që na ka ndihmuar në luftë, por që duhet të iu tregojmë se kush jemi ne në futboll.

Berisha e ka quajtur Kosovën vend të vogël por me zemër të madhe.

“Sot do te perballemi me njerin nga vendet qe na ndihmoi te lirohemi nga okupatori. Do i jemi mirenjohes gjate gjithe jetes Anglise dhe do te jemi miq pa marre parasysh se sonte kush fiton.

Fotoja e pare flet shume dhe tregon se ku kemi qene dhe asnjehere nuk do ta harrojme te kaluaren pasi duke shikuar nga e kaluara, frymezohemi per t’i arritur sukseset ne te ardhmen.

Kosova eshte nje vend i vogel, por ka njerez me zemer te madhe dhe asnjeher nuk i harron ata qe na ndihmuan te jemi ketu.

Angline do ta respektojme gjate gjithe jetes, por sonte do u tregojme se cfare kemi mundur te bejme dhe se kush jemi bere nga perkrahja e tyre” shkruan ylli i Lazios në Facebook.