Të fundit

Rashiti – ministrit Liburn Aliu: Mos shkoni në Preshevë me u anku për Beogradin, por hiqni ndalesat e Kosovës

Analisti politik, Naim Rashiti ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që e bëri gjatë një vizite në Luginën e Preshevës.

Derisa ministri Aliu ka kritikuar Beogradin për pengesat që po ua bënë shqiptarëve në Luginë, Rashiti i ka kërkuar ministrit kosovar që Kosova t’i heq pengesat për shqiptarët atje.

Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për luftimin e Covid-19, ku ndër të tjera kërkohen tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, çka ka nxitrur reagime të shumta

Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Rashitit:

Mos shkoni në Preshevë me u anku për Beogradin….. Beogradi bën pengesa ditë e natë….
Po heqni ndalesat e Kosovës për Luginën, dhe a ka ndonjë projekt, investim, agjendë ……

Ndryshe, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot po qëndron në Luginë të Preshevës për një vizitë zyrtare.