LajmeTë fundit

Ushtria e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në një foto madhështore

Ushtria e Kosovës ka arritur dje në Kroaci për stërvitjen ku po marrin pjesë vende të ndryshme të botës. Ushtria ka arritur dje atje me dy anije sulmuese të Marinës Luftarake Kroate, në të cilat ndodheshin edhe ushtarë të Shqipërisë.


Komandanti i anijës ‘Kërka’, Davor Alujeviq, ka thënë se këto anije për herë të parë po transportojnë forcat kosovare dhe shqiptare.

Për herë të parë me anijet e Marinës Luftarake Kroate po transportohen forcat shqiptare dhe ata kosovare të cilat janë nisur nga një vend tjetër aleat, gjegjësisht nga porti shqiptar i Durrësit”, ka thënë ai.

Agjencia kroate pretendon se pas zbarkimit në Gazhenicë, këto forca nëpër rrugë tokësore do të transportohen në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” afër Sllunjit, përcjell Miniatria Lajmeve.

Ndërsa, ministria kroate bën të ditur se 1.600 ushtarë të cilët marrin pjesë në ushtrime janë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina, Italia dhe Gjermania.

Siç bëjnë të ditur mediat, këto ushtrime i planifikon dhe i udhëheqë Komanda e Forcave Amerikane në Evropë (USEUCOM) me qëllim të ushtrimit të forcave të vendeve anëtare të iniciativës A-5.