Lajme

Ushtarët kosovarë parakalojnë për herë të parë në 11 vjetorin e Pavarësisë

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar të parakalojnë në sheshet kryesore të Prishtinës.

Parakalimi është  bërë duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri të Sheshi “Ibrahim Rugova”.

Ky parakalim është për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky është parakalimi i parë i FSK-së  si ushtri.

Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar më 14 dhjetor, në 20 vjetorin e rënies e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi.