Urdhërohet dëbimi i katër rusëve që hynë ilegalisht në Kosovë, iu ngritet edhe aktakuzë
Katër shtetas të nacionalitetit rus janë ndaluar në regjionin e Leposaviqit të hënën me dyshimin se e kanë kaluar vendkalimin kufitar pa autorizim.
Në një përgjigje për Klankosova.tv Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se për katër të ndaluarit është ngritur aktakuzë me urdhër ndëshkimor për shkak të veprës së lartcekur, si dhe është urdhëruar dëbimi i tyre nga Kosova.
Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës
Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.