Lajme

Aksident i tmerrshëm rrugor në autostradën A3 në Effingen(Argau), Zvicër

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën A3 para tunelit Bötzerg (Effingen, Aargau) kanë humbur jetën tre persona, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas policëve, një makinë sportive Porsche ka goditur një makinë Reanault, e cila nga goditja është përplasur te një kamion.

Për shkak të punimeve në rrugë ishte bllokuar njëra korsi e autostradës, gjë që ka shkaktuar një kolonë të automjeteve para tunelit, transmeton media zvicerane.

Kjo ka qenë dhe arsyeja e ndeshjes, pasi që shoferi i Porsche-së e ka parë me vonesë ngushtimin e rrugës.
Drejtuesi i makinës sportive ka shpëtuar pa lëndime dhe është përpjekur të ikte nga vendi i aksidentit, por është kapur nga policia.