LajmeShowbiz

Unikkatil solidarizohet me Shqipërinë!

Për nder të ditës së flamurit më 30 Nëntor reperi i mirënjohur shqiptarë do të mbaj koncert në Avalon Club Luzern.

Me këtë fillimisht organizatori ka njoftuar se do ndajë nga 5fr për çdo biletë të shitur gjatë këtij koncerti. Kësaj iniciative iu ka bashkangjitur edhe reperi Unikkatil i cili do jap nga 5fr për çdo biletë të shitur!

Ja statusi i Unikkatilit në FB:

Me dhemb zemra për katastrofen që i ka ndodhë shtetit amë ?!! @avalonclubluzern ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga per çdo 5 franga. #MbahuNënëOmosKeFrikëSeKeDjemtNëAmerike #jeminje