FutbollSporti

UEFA me mesazh solidarizimi, fton Federatat Evropiane t’a ndihmojnë Shqipërinë

Si rrallë herë qeveria e futbollit europian ka dalë jashtë protokollit të saj dhe në faqen e saj Twitter ka lëshuar një mesazh solidariteti për Shqipërinë duke kërkuar mbështetjen e federatave partnere të kësaj organizate për tërmetin e ndodhur ditët e fundit në Shqipëri.Hedhja e shortit të fazës finale të Europianit të vitit 2020, u shfrytëzua nga e presidentit të FSHF, Armand Duka për të siguruar ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti teksa pas një bisede me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin lidhur me situatën emergjente në Shqipëri, Duka i kërkoi kreut të UEFA-s mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian ndërsa kjo çështje u diskutua nga afër dhe me këshilltarin e lartë të UEFA-s, Luis Figo që gjithashtu shpërndau në faqen e tij në Twitter mesazhin e UEFA-s për ndihmë ndaj Shqipërisë.Në një moment të vështirë për Shqipërinë, ndihma që mund të vijë në këtë rast nga federatat e ndryshme të futbollit europian mund të jetë një mbështetje e madhe për Shqipërinë duke parë situatën e vështirë që po kalon vendi ynë dhe kostot financiare që ka prodhuar tërmeti i 26 nëntorit, ku pati humbje jete por dhe dëme të shumta materiale.