Twitter fshin mijëra llogari me origjinë nga Arabia Saudite
Rrjeti social Twitter fshiu rreth 6,000 llogari pasi dyshohej se ishin pjesë e një “operacioni informacionesh” me origjinë nga Arabia Saudite.
Rrjeti social njoftoi për fshirjen e tyre në një blog publik, të shpërndarë të premten.Sipas tyre llogaritë kanë shkelur politkat e platformës.
“Llogaritë kanë postuar mesazhe të favorshme për autoritetet saudite, kryesisht përmes taktikave joautentike,”-shkruhej në deklaratën e përfaqësuesve të Twitter.
Sipas tij, shumica e përmbajtjes ka qenë në gjuhën arabe, por ka pasur edhe të tillë që lidhen me ngjarje të rëndësishme për audiencën perëndimore.
Twitter tha se beson se aktiviteti “i koordinuar” mund të gjurmohet në një kompani të marketingut të quajtur Smaat, me seli në Arabinë Saudite.