LajmeTë fundit

Vuçiç në Tiranë: Serbia s’do e njohë Kosovën! Ata janë në fushatë, s’dihet kush do qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç minimizoi të premten protestën e Vetëvendosjes dhe thirrjet kundër tij, duke thënë se është mësuar me protesta dhe se kjo është normale në demokraci.

Presidenti serb tha se thirrjet nga jashtë nuk do të ndryshojnë as qendrimin e tij dhe as atë të kryeministrit Rama. Nga ana tjetër ai nuk i kurseu deklaratat kundër Kosovës dhe thumboi politikanët, duke thënë se janë ende në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk dihet kush do e formojë Qeverinë.

VIDEO

“I kam çdo ditë para zyrës së Presidentit, edhe kur flet, edhe kur nuk flet për to; në demokraci kjo është normale dhe nuk shoh asnjë problem të veçantë, por kam përshtypjen se ata njerëz janë të kthyer më shumë nga e kaluara. Nuk më bën shumë përshtypje kur dikush mendon se me fyerje mund të ndryshojë qendrimin apo mendimin politik të dikujt. Besoj se nuk mendoni se do të ndryshoj qendrimin tim për shkak të thirrjeve jashtë ose që Edi Rama do ndryshojë qendrimin e tij. Thjesht kjo nuk shkon ashtu. U ndjeva shumë mirë t’iu them sinqerisht, më sollen një çaj shumë të mirë, ishin shumë mikëprites dhe nuk kam çfarë të them për këta njerëz ketu. Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk jetojnë as në të tashmen dhe nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen, por ky është problem i tyre”, u shpeh ai në konferencën për mediat.

Presidenti i Serbisë u shpreh më tej se “kjo që po bëjnë (mini-shengeni) është vizionare dhe që do i sjelle zhvillime Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, më shumë para, standard më të mirë jetese dhe qendrim të njerezve në shtepite e tyre, në mënyrë që të mos ikin jashtë vendit, për të mbushur barkun me bukë”.