Turqi: 3-vjeçarja nxirret e gjallë pas 65 orësh nën rrënoja
Pas 65 orë kërkim është arritur që të shpëtohet 3-vjeçarja, Elif Perinçek, e cila u zu nga rrënojat, të cilat ndodhën shkak i tërmetit të fuqishëm që goditi ditë më parë Detin Egje, midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos.
3-vjeçarja Elif është shpëtuar nga rrënojat e apartamentit Doğanlar në rajonin Bayraklı. Elif është personi i 106-të që u shpëtua nga këto rrënoja.
Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu, në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Të falënderojmë mijëra herë, o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti Doğanlar edhe vogëlushen Elif”.
Ndërsa, gjyshja e 3-vjeçares ka shprehur gëzimin e saj duke thënë: “Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”.
Edhe nëna Seher Dereli Perinçek, e cila kishte mbetur nën rrënoja në apartamentin Doğanlar u nxor një ditë pas tërmetit nga rrënojat bashkë me 4 fëmijët e saj binjakët, Ezel dhe Elzem Perinçek (10), Umut Perinçek (7) dhe Elif Perinçek (3).
Ndërkohë që Umut Perinçek (7) humbi jetën. Nga pjesëtarët e familjes Perinçek vazhdojnë trajtimin Seher Dereli Perinçek, Ezel dhe Elzem Perinçek.