Të fundit

Bujanoc: Arifi në Këshilli Komunal: Kemi ngecje në drejtoratin e urbanizmit

Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka mbajtur mbledhjen e pestë dhe ka aprovuar njoftimi mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të komunës së Bujanocit për periudhën 9 mujore. 

Kryetari i komunës, Nagip Arifi theksoi se realizimi nuk është i kënaqshëm sepse nuk ka përmbushur parashikimet duke pasur parasysh situatën me Covid-19 dhe se nuk funksionin ekonomia si duhet. 

“Kemi ngecje nga transferi i anës së qeverisë por në anën tjerët kemi një realizim të mirë në krahasim me 6 mujorin e parë.  Kemi rritje të të hyrave vetanake rreth 13% dhe të hyrave nga buxheti qendrorë”, tha mes tjerash Arifi, transmeton Titulli.com. 

Sipas Arifi ka ngecje në disa drejtorate kryesisht në drejtoratin për urbanizëm dhe aty ka 7 milion dinarë që janë bartur nga viti i kaluar por presin se do të ketë përparime. 

Me gjithë vështirësitë qeverisja lokale pret që realizimi i buxhetit për vitin 2020 të arrijë mbi 90%./Tituli.com/