Bota

Trumpi i rikthehet fushatës, pasi rezultoi negativ për COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe ai nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar virusin.

Kështu ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, 10 ditë pasi Trumpi njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë vetëm disa orë para se Trumpi të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley tha se presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht, duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW.

Presidenti Trump i është rikthyer fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.