Bota

Lukashenko lejon policinë të përdorë armë luftarake mbi protestuesit

Ministria e Brendshme në Bjellorusi ka deklaruar se Policia e do të lejohet të përdorë armë luftarake ndaj protestuesve në rrugë nëse është e nevojshme.

Sot forcat e sigurisë u përplasën përsëri me protestuesit të cilët duan që Presidenti Alexander Lukashenko të heqë dorë pas zgjedhjeve të diskutueshme të 9 gushtit.

Gjatë ditës protestës së fundit demonstruesit brohorisnin “Fashistë”, teksa u përplasën fizikisht me personelin e forcave të sigurisë të cilët u përgjigjën me armë zjarri, sipas disa të dhënave dhe videove që qarkullojnë në mediat sociale.

Ministria e Brendshme bjelloruse më vonë konfirmoi se policia kishte përdorur armë zjarri dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një tubim të paautorizuar.

“Protestat, të cilat janë zhvendosur kryesisht në Minsk, janë bërë të organizuara dhe jashtëzakonisht radikale. Në këtë drejtim, punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe trupat e brendshme nuk do të largohen nga rrugët dhe, nëse është e nevojshme, do të përdorin pajisje speciale dhe armë ushtarake”,-deklaroi Ministria e Brendshme.

Dhjetëra mijëra bjellorusë kanë demonstruar çdo fundjavë që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat u shpall fitues Lukashenko.

Kundërshtarët e tij thonë se votimi ishte i manipuluar, një akuzë e mohuar nga Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet dhe tani i është drejtuar Rusisë për mbështetje financiare dhe të tjera për të mbajtur pushtetin.

Përleshjet e së hënës ndodhën pasi mijëra njerëz morën pjesë në një “marshim të pensionistëve” në kryeqytetin Minsk.

Protestuesit brohorisnin ” Lukashenko Ik” dhe tundnin flamuj të bardhë me një shirit të kuq, një simbol i opozitës Bjelloruse.