Tronditet Bujanoci: Vritet me thikë një i ri 18-vjeçar, dy të tjerë të plagosur
-Foto ilustrim-
Një ngjarje tragjike ka tronditur Bujanocin, ku si pasojë e një konflikti fizik të ndodhur mbrëmë, ka humbur jetën një i ri 18-vjeçar, me inicialet A.M.
Sipas burimeve të para jozyrtare, viktima është goditur me thikë mbrëmë në afërsi të shtëpisë së tij në rrugën e Kosovës në Bujanoc. Ai u transportua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda nuk arriti t’u mbijetojë dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Po ashtu, mësohet jozyrtarisht se sulmuesi ka plagosur edhe dy shokë të viktimës që ndodheshin pranë tij në momentin e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe gjithë komuniteti në Bujanoc dhe rrethinë është i shokuar nga ky rast i rëndë.
Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga autoritetet për detajet e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që organet kompetente të japin më shumë informacion mbi rrethanat dhe autorët e mundshëm./LUGINALAJMI/