FutbollSporti

Trajneri i ekipit serb pritet ngrohtë në Tiranë, qytetarët ‘i zënë rrugën’ për autografë (FOTO)

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, duket se ka mbështetës në Shqipëri. E gjitha lidhet me të kaluarën e tij, si mesfushor i Interit.

Stankovic deklaroi se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj ekipit të tij, ndërsa flet edhe për mikpritjen që i rezervuan kryeqytetasit.

“Me aq mundësi sa pata që dola nëpër rrugët e Tiranës, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit që donin të më flisnin dhe të bënin foto. Unë për momentin mendoj vetëm për Crvena Zvezdën. Kontes i uroj fat.”, deklaroi ai.

Gjatë lëvizjes që pati në rrugët e Tiranës, disa qytetarë, tifozë të Interit i kanë kërkuar autograf. Ndërsa gjatë konferencës për mediat vëmendjen e mori një gazetare sportive, e cila ka bërë një ‘selfie’ me ish mesfushorin e Interit dhe i ka marrë një autograf. Në konferencë ishin të pranishëm dhe gazetarë serbë.

Ekipi i Crvena Zvezdës ka zhvilluar edhe stërvitjen në fushën e blertë të impiantit luksoz “Air Albania Stadium”, në prag të sfidës së kësaj të marte në “Champions League” me Tiranën.