Tjetër tërmet në Shqipëri
Një tërmet tjetër ka goditur Shqipërinë në pasditen e së enjtes.
Dridhjet janë ndier në Tiranë e Durrës. Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, epiqendra ka qenë në Gërdec. Fuqia e tij ishte 4.7 shkallë Rihter.
Tërmeti ka zgjatur disa sekonda.
Që nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që la të vdekur 51 persona, në Shqipëri vazhdimisht ka pasur tërmete, por në magnitudë më të vogël.