Bota

Trump: Vritet zëvendësi numër një i Al-Baghdadit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se është vrarë zëvendësuesi i Abu Bakr Al-Baghdadit, i cili u vra para tre ditësh.

“Sapo m’u konfirmua që zëvendësuesi numër një i Abu Bakr al-Bagdadit, është “përfunduar” nga trupat amerikane. Me shumë mundësi do të kishte zënë vendin kryesor- Tani edhe ai është i Vdekur!”, ka shkruar ai, përcjell FaktePlus.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për Abdullah Qardash, një ish-oficer në regjimin e Saddam Hyseinit, të cilit iu dha detyra kryesore në Kalifat.

Ai ishte zgjedhur nga Al-Baghdadi për ta drejtuar departamentin e ‘Çështjeve për myslimanët’.