MagazinaTë fundit

Shkrimtari Preshevar Ramadan Rexhepi fiton çmimin ‘Esad Mekuli’

Shkrimtari preshevar, Ramadan Rexhepi, sot mori çmimin “Esad Mekuli”, i cili ndahet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

I lindur më 1940 në Preshevë, shkrimtari Ramadan Rexhepi kishte nisur krijimtarinë e tij letrare qysh në vitin 1956, kur punonte në arsimin e atyre anëve. Gjendja e rënduar politike kishte bërë që të braktiste punën si gazetar i “Rilindjes” e të mërgonte në Suedi.

Në emër të jurisë, shkrimtari Adem Zejnullahu ka njoftuar edhe emrat e fituesve të katër çmimeve “Bardi”. Ka thënë se zgjedhja e tyre nuk ka qenë e lehtë.