Shqipëri

Tirana si ditë normale, qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Shqipëria po kalon ditë të vështira që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ndërsa një nga zonat me më shumë të infektuar është Tirana.

Por, pavarësisht rrezikut qytetarët në kryeqytet këtë të hënë u sollën sikur të ishte një ditë normale duke mos respektuar distancimin në rrugë apo në tregje.

Rregullat e distancimit social për parandalimin e COVID-19 u shkelën masivisht. Në rrugë, tregje e dyqane qytetarët u panë afër njëri-tjetrit deri dorë për dore me dhe pa maska .

Shumë qytetarë shprehen se”i kemi marrë të gjitha masat. Me doreza në biçikletë.”

Shkelja e masave nga qytetarët erdhi pas lehtësimit të masave nga qeveria pavarësisht se rreziku i virust është ende në vendin tonë./ opinion.al