Shqipëri

Aksident në Tiranë, vdesin dy 17 vjeçare pasi makina del nga rruga

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku si pasojë humbën jetën dy 17-vjeçare.

Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe, raporton Tch.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në Spitalin Qendror të Ushtrisë në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.