Shqipëri

TIA, fillon rehabilitimi i pistës ajrore “Airfield 2020”

Tirana International Airport (TIA) ka filluar ndër projektet më të rëndësishme të quajtur “Airfield 2020” i cili lidhet me rehabilitimin e pistës dhe rrugëve lidhëse që mundësojnë lëvizjen e avionëve në zonën ajrore.

Projekti “Airfield 2020” do të realizohet në disa faza të ndryshme. Rrugët lidhëse W dhe B, pjesë e fazës së parë të projektit, janë në fazën e rindërtimit me një gjatësi rreth 1.5 km, në përputhje me kërkesat dhe standardet e avionëve që priten të operojnë në TIA vitin e ardhshëm.

Gjerësia prej 45 m e rrugëve lidhëse është projektuar brenda standardeve dhe rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare, për avionët e kategorisë E dhe do jenë të pajisura gjithashtu me sisteme të reja drenazhi dhe ndriçimi.

Paralelisht me gjithë ristrukturimin që po i bëhët zonës ajrore të aeroportit, po operohet dhe me fluturime në destinacionet e reja. Nesër, me datë 19 Dhjetor 2019 do të fillojë dhe operimi i linjës Tiranë – Vienë nga kompania low-cost Wizzair.

Fluturimet Tiranë – Vienë do të jenë tre herë në javë, të Martën, të Enjten dhe të Shtunën. Rezervimet për këto fluturime mund të kryhen përmes faqes online të Wizzair ose agjencive turistike.