FutbollSporti

Elseid Hysaj shumë afër transferimit tek Roma , ja deklarimi i trajnerit Fonesca

Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes në transfertë ndaj Fiorentinës, ku ndër të tjera është pyetur edhe për një transferim të mundshëm te klubi verdhekuq, i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

Ky i fundit nuk gëzonte besimin e Ancelottit dhe duket se nuk shihet si titullar as nga Gattuso, ndaj që gjatë verës ka këmbëngulur për t’u larguar nga Napoli dhe kryeqytetasit janë një nga destinacionet e mundshme.

“Hysaj është një lojtar i Napolit momentalisht dhe për respekt të klubit të tij, nuk dua të flas për të sot”, deklaroi Fonseca, duke lënë të kuptohet se ka një negociatë mes dy klubeve, që mund të konkretizohet në janar.

Kujotjmë që dikur Elseid Hysaj ishte shumë i kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme evropiane, por ai zgjodhi të vazhdonte me Napolin.