Teknologji

Parametrat dhe çmimi i Samsung Galaxy S10

Pak javë para se Samsung të prezantojë brezin e ri të telefonave Galaxi, një faqe gjermane postoi foto që mendohet se janë të Galaxy S10.

Fotot tregojnë se S10 ka gjithë pjesën e sipërme ekran, më shumë se iPhone XR që ka mbuluar një pjesë të vogël për butonin kryesor.

Kamera e përparme duket e vendosur në mes të ekranit e do të quhet “Infinity-O”. Në pjesën e pasme duken kamerat që priten të jenë me tri lente. Dy versionet S10 dhe S10+ do ta kenë lexuesin e shenjave të gishtave të fshehur në ekran, ndërsa versioni më i thjeshtë do ta ketë të vendosur mbi kasë.