“Thumbon” Pacolli: Po vijnë ditët e bukura me diell e lule, po i mposhtim ditët e këqija
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli pas përplasjeve me zyrtarët e Vetëvendosjes, ka ardhur ehe me një status në Facebook.
Pacolli ka shkruar se po kalojnë ditët e këqija, derisa ka paralajmëruar ditë të mira.
Postimi plotë :
Jeta njerëzore zhvillohet paralel me atë të natyrës dhe gjallesave të saj.
Madje ndjek ligjësitë e saj. Kjo ide mu shfaq ndërsa më vjen në mend një thënie e vjetër gjermane- “të bukura majat e Alpeve, por sa të vështira për tu ngjitur”
Po vijne Ditet e bukura me diell e lule dhe po i mposhtin ditet e kqija, sipas ligjësisë së të mirës që triumfon mbi të keqen, ndonëse jo me lehtësi.. ..Ne fund duken majat e Sharrit; sa te bukura jane, por sa te veshtira per t’ i pushtuar!