Lajme

Kos: S’ka vendim formal, por Serbia s’ka marrë para nga Plani i Rritjes që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë

Megjithëse nuk ekziston një vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare për Serbinë, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pranoi se shteti nuk ka marrë fonde evropiane që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë.

“Asnjëherë nuk kam thënë se fondet janë ngrirë. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme”, u tha Kos gazetarëve në Bruksel.

Ajo që po bëjmë tani është të verifikojmë vazhdimisht nëse të gjitha vendet përfituese të fondeve nga Plani i Rritjes i përmbushin kriteret. Dhe është e vërtetë se, që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë para disa muajsh, nuk kemi kryer asnjë pagesë, por nuk është marrë asnjë vendim formal për mosdhënien e tyre”, shtoi ajo më 11 maj.

Komisionarja Kos kishte deklaruar më 30 prill se Komisioni Evropian kishte ndaluar pagesën e mjeteve financiare për shkak të ligjeve kontestuese për drejtësinë.