Sporti

Majlinda Kelmendi-vazhdon rrugëtimin fuqishëm drejt finales sl madhe

Ballafaqimi mes Majlinda Kelmendit dhe Andreea Chitu në kohën e rregullt përfundoi pa fitues, ndërsa pas vazhdimeve krenaria jonë shkëlqeu dhe me ippon ngadhënjeu. Krenaria e kombit shqiptar në finale ndeshet me Gili Cohen nga Izraeli.

Majlinda vazhdon rrugëtimin fuqishëm drejt finales sl madhe, e cila e mposht edhe zviceranen Fabienne Kocher. Krenaria jonë fiton me ippon. Majlinda kualifikohet në gjysmëfinale. Kampionia olimpike takohet me Andreea Chitu nga Rumania.

Krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg), e fillon me fitore garën e parë për vitin 2019 në Grand Prix të Tel Avivit të Izraelit.

Ajo triumfoi në përballje me gjeorgjianen Tetiana Geolevytska-Shukvani dhe vazhdon rrugëtimin drejt finales së parë për edicionin e ri. Majlinda fiton me ippon. Kelmendi tanin sfidohet nga zvicerania Fabienne Kocher.

Po ashtu synon pikë të reja olimpike dhe faktikisht edhe të artën në këtë garë prestigjioze.