Lajme

Shpend Ahmeti: Prishtina hiqet sonte nga karantina

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte kryeqytetit i hiqet masa e karantinimit.

Ai i ka lutur qytetarët që të jenë të kujdesshëm, njofton Klan Kosova.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”.