Të fundit

THIRRJE PUBLIKE për ndarjen dhe mbështetjen financiare subjekteve ekonomike në kuadër të Pakos Emergjente “Presheva 2021“

Masa 1: Mbështetje financiare subjekteve ekonomike lokale nga Pako Emergjente “Presheva 2021” ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, dedikuar subjekteve ekonomike, që kanë pësuar rënie në veprimtaritë e tyre dhe po kalojnë vështirësi financiare, për shkak të situatës së emergjencës të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Mjetet për realizimin e kësaj mase janë të përcaktuara sipas vendimit të buxhetit programor të Komunës së Preshevës, në Programin 0602-0014 – Menaxhimi me situatën e jashtëzakonshme, funksioni 070, pozicioni 28, klasifkimi ekonomik 472.

Duke marrë parasysh kapacitet finaciare të komunës sonë, subjekteve ekonomike nuk do të iu kompensohet dëmi i shkaktuar në total , por do të marrin një ndihmë solide si injeksion financiar.

Shuma e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht kërkesës për të përfituar nga kjo pako, konkretisht shuma totale e mjeteve në dispozicion për këtë masë 15.000.000.00 dinarë të ndara nga buxheti i Komunës së Preshevës, kjo shumë do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikimeve.

KUSHTET PËR APLIKIM:
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha subjektet ekonomike të cilat kanë ushtruar veprimtarinë ekonomike të regjistruar në territorin e komunës së Preshevës deri më datën 31.12.2020, duke përjashtuar:

1.Marketet ushqimore,
2.Depotë e pijeve dhe ushqimit me shumicë,
3.Barnatoret,
4.Furrat e bukës,
5.Mishtoret,
6.Lojrat e fatit (bastoret, kazinot, etj).

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT:
Subjektet ekonomike të cilat i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë, mund të aplikojnë në formë online, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/jZi8c6m9vANHdNaC9

Afati i fundit për aplikim është deri ditën e martë, datë 31.Mars 2021, ora 15 h.
Paraqitjet e pakompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e komisionit.