Të fundit

Driton Rexhepi, kandidat i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit

Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Driton Rexhepin kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit dhe Enver Ramadanin kandidat për kryetar Kuvendi.

Në prezencën e mbi 110 Kuvendarëve, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kuvendarët e Degës së PVD-së u zotuan për një angazhim të mirëfilltë dhe përkushtim të sinqertë në arritjen e objektivave të përgjithshme deri në fitoren e ardhshme të 26 Prillit.

Të kalitur e formësuar mbi peshën e respektimit, mirëkuptimit, bashkërendimit e disiplinës. Pra në frymën e PVD-ës nuk mund të jet ndryshe nga ajo që pritet.

Mënyra më e mirë për të u rritur e për tu ngritur mes nesh e brenda nesh, po me ato synime dhe ideale, është vullneti për unitet.

Mundësia për ta bërë këtë është në duart tona. Kjo është shpresa në zemrat tona. Kjo është e ardhmja në të cilën besojmë. Një vend që me të vërtetë fuqizon çdo shqiptar të përparojë.