Thellohet bilanci i viktimave/ 6 të vdekur, mes tyre një 10-vjeçare
Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona ende nën rrënoja.
Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.
Ministria konfirmon se 1 viktimë është në Kurbin, 2 ne Thumanë e 3 në Durrës.