Shqipëri

Shqipëria sot kryeson seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) sot do të drejtohet nga Shqipëria.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka theksuar se kjo është një nga seancat më të rëndësishme të dekadës të fundit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria ka marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1 shtatori i këtij viti.

Sipas rotacionit të mbajtjes të presidencës kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, që Shqipëria kryeson këtë Këshill.