Thaçi thotë se Serbia do ta japë Luginën, pa ia marrë Kosovës asnjë centimetër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në një studio televizive në Shqipëri për idenë e tij për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës e Serbisë.
“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit”, ka deklaruar ai në Top Channel.
“Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës”, është shprehur Thaçi.
“Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cenuar asnjë centimetër të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, është shprehur Thaçi.