LajmeTë fundit

Sot në Sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës u bë shpalosja e programit për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/avancimin e biznesit

Sot në Sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës u bë shpalosja e programit për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/avancimin e biznesit dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në sferën e ndërmarrësisë, në kuadër të projektit për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Komunën e Preshevës për vitin 2019.

Programi u shpalos në mënyrë të detajuar nga udhëheqësja e zyrës për zhvillim ekonomik znj Blerina Qerimi.

Në takim ishin edhe përfaqësues të agjencionit të akredituar për zhvillim regjional nga Leskovci dhe nga qendra për zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Të pranishmëve iu mundësua që nga afër të njoftohen rreth programeve, kushteve rreth konkursit dhe paqartësitë që kanë rreth mënyrës së aplikimit.

Vlen të theksohet se afati për dorëzimin e formularëve për aplikim është deri me 05.28.2019 Maj