Lajme

Thaçi telefonon Metën dhe Ramën pas termetit – kërkon nga FSK-ja të jenë në gjendje gatishmërie

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimet e tij për tërmetin në Shqipëri, i cili ishte me pasoja dhe dëme të rënda materiale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka telefonuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe kryeministrin, Edi Rama.

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjera presidenti Thaçi ka bërë të ditur se i ka kërkuar komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama të jetë në gjendje gatishmërie.

“Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”