Lajme

Kosovë, nis takimi i Hotit me delegacionin e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij presin sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin. Grenell është së bashku me delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që tashmë ka arritur në Qeverinë e Kosovës, është pritur nga kryeministri kosovar Hoti. Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Gjatë ditës, delegacioni amerikan ka qëndruar për vizitë në Greqi, ndërsa nesër do të shkojë për vizitë në Serbi dhe më pas edhe në Izrael.

Delegacioni i qeverisë amerikane udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.