LajmeTë fundit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Let’s Do It Kosova dhuron 450 kontejnerë për komunën Bujanocin

Në ditën e aksionit global të pastrimit të tokës, komuna e Bujanocit përfion rreth 450 kontenjerë për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Let’s Do It Kosova, sot u nënshkrua marrëveshja mes kryetarit të Bujanocit Shaip Kamberi dhe drejtorit Luan Hasanaj për dhurimin e 450 kontejnerve për mbeturina për 450 familje të Bujanocit.

Kjo është më e pakta nga ajo që duhet të bëjmë për qytetarët e luginës së Preshevës, është shprehur Hasanaj.