Thaçi në samitin e “Ballkanit Perëndimor”: Kosova në situatë të rrezikshme
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, ku është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.
Thaçi, ka theksuar se marrëdhëniet tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik, dhe sipas tij nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme.
“Por, do të duhej të ishte hera e fundit”, ka deklaruar ai.
“Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor” vetëm krijoi bindjen se Bashkimi Evropian po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen evropiane, por të gjitha ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithë neve”, ka thënë mes tjerash, Thaç përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Postim i plotë:
Në samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik.
Nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme. Por, do të duhej të ishte hera e fundit!