Thaçi: Kosova është model i respektimit të komuniteteve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.
Ai ndër të tjera Kosovën e ka quajtur model të respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione.
“ Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falënderova për kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre”, ka shkruar Thaçi.