Lajme

Thaçi: I rrezikshëm kërcënimi i Sveçlës ndaj Pacollit, le të mblidhet urgjentisht Kuvendi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka reaguar përsëri ndaj u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e Pacollit.

Sipa tij, kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm.

“… dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.