Lajme

Labi kundër anulimit të dasmave, paralajmëron edhe protesta

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia se sivjet nuk do të ketë dasma, fejesa, ahengje familjare, ka ngjallur shumë reagime. Disa mërgimtarë siç thuhet nga disa njoftime përmes rrjeteve sociale se tani më kanë filluar anulimin e dasmave, fejesave, kanë anuluar kontratat e rezervimeve me restoranet, kamerat, muzikën, dekorimet, tupanat dhe të tjera.

Reagim të ashpër ka bërë edhe këngëtari Labinot Tahiri duke i renditur pasojat me të cilat do të përballen këngëtarët dhe bizneset në Kosovë, transmeton Ministria Lajmeve

Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar ministrinë e shëndetësisë në lidhje me anulimin e dasmave duke akuzuar se nuk ka kurrëfar pandemie e virusi dhe se kjo është vetëm një shpërlarje e trurit të qytetarëve.
Këngëtari Labinot Tahiri paralajmëron edhe protesta kundër anulimit të dasmave.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Përshëndetje!

REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!

1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!
2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €
3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?
4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e
ESTRADES

Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.