Lajme

Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara është ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti.

Burime të Gazetës Sinjalit kanë bërë të ditur se Xhavit Haliti është ftuar për intervistë, por që ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nuk dëshiron ta bëjë publike ftesën e tij.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e Shtabit të Përgjithshëm.

fundmi ftesë nga Specialja ka marrë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe ish-deputeti i VV-së Rexhep Selimi të cilët pritet të dalin para Dhomave të Specializuar për intervistim.