Thaçi e Pacolli takojnë princin e Monacos
Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se ka pasur takim me Princin Albert II në Pallatin Principal, në Monaco.
Në takim ai ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
“E falënderova Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive”, ka thënë ai.
“Forumi Ndërkombëtar ‘Paqja dhe Sporti’ na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës”, ka thënë ai.