Lajme

Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Partia e Vuçiqit fiton 128 mandate

Sipas rezultateve preeliminare të IPSOS/CeSID, të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që u mbajtën të dielën, pas numërimit të 99.8 për qind të votave, partia SNS e presidentit serb Aleksandar Vuçiq i ka fituar 46.3 për qind të votave, apo 128 mandate, raporton “B92”.

Partia SPN ka marrë 23.6 për qind të votave, apo 65 mandate. Ndërsa SPS ka marrë 6.6 për qind të votave apo 18 mandate. 13 mandate i ka marrë partia Nada, ndërsa lista “Dr. Branimir Nestoroviqiv – Mi-glas iz naroda”, ka marrë 13 mandate.