Të fundit

Tetë të dyshuar për malverzime në “parkun e fëmijëve” në Preshevë

Në mëngjesin e sotshëm janë arrestuar 8 persona për dyshimin se kanë kryer vepër penale në lidhje me punimet tek “Parku i Fëmijëve” në Preshevë.


“Për shkak të dyshimit se është kryer vepër penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, është burgosur M.K. (1978), organi mbikqyrës “CIP” nga Beogradi, derisa për shkak të dyshimeve se është kryer vepër penale keqpërdorimi i pozitës së personit përgjegjës është arrestuar D.M. (1984), person përgjegjës i shoqërisë ekonomike “Dim Enerxhi” DOO Pirot, P.P. (1970), personi përgjegjës për kryerjen e punimeve, si dhe A.B. (1977), person përgjegjës i shoqërisë ekonomike “Tobler Skele” Doo Preshevë.” thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra për komunikim publik të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në aksionin e pjestarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Sektorin e veçantë për luftimin e korrupcionit të Prokurorisë së lartë në Nish, janë arrestuar gjithsej tetë persona, nën dyshimin për malverzime me rastin e kryerjes së punimeve në “Parkun e Fëmijëve” në Preshevë, duke dëmtuar Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për rreth dy milion dinarë.

Gjatë aksionit është arrestuar edhe N.L. (1987), pronarin real të shoqërisë ekonomike “B & L Planet” nga Presheva (siç thuhet në komunikatë), nën dyshimin se është kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës së personit përgjegjës për ndihmë.

Sipas dyshimit A.B. dhe N.L. për kryerjen e punimeve në fazën e parë në ndërtimin e fontanës kanë faturuar vlerë dhjetëfish më të madhe nga çmimi i paraparë me projekt dhe nga çmimi mesatar i tregut, përmes cilës kanë dëmtuar buxhetin e Trupit Koordinues të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në këtë aksion janë shoqëruar edhe tre punëtorë të Administratës lokale të Komunës së Preshevës për të u intervistuar rreth procedurave të prokurimit publik në lidhje me këtë projekt.

Lajmi zyrtar është nxjerrur faqja zyrtare e Ministria e Punëve të Mbrendshme