Terminet për aplikim për vizë në Ambasadën e Gjermanisë, shiten nga 500 euro në Kosovë
Të shumtë kosovarë dëshirojnë që në një të ardhme të shkurtë, të emigrojnë në Gjermani, për të jetuar dhe punuar. Por një problem i madh që po prek qytetarët janë terminet në Ambasadën e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Edhe sot, shumë të rinjë thonë se kanë tentuar të aplikojnë tek web-faqja për termine, por është “Error”, pra nuk funksionon. Ky problem është faktik dhe qytetarët po ankohen për këtë pamundësi.
Ajo që vlen të theksohet është se nga mos-funksionimi i webit, shumë të rinjë kosovarë po zgjedhin rrugë alternative, për t’u pajisur me një termin në Ambasadë, transmeton tutje albinfo.ch.
Disa aplikantë kanë treguar se disa persona (agjenici) të caktuar u kanë ofruar termin porse për këtë u kanë kërkuar shumë të majme parash.
Njëri prej tyre ka treguar për Kallxo.com, se për sigurimin e terminit i janë kërkuar 500 euro.
Mësohet se ofruesi i terminit i ka thënë qytetarit se në rast se sigurimi i terminit dështon atëherë paratë kthehen.
Ndërkohë, gjatë ditës është rregulluar web-faqja ku qytetarët mund të aplikonin për termin porse më nuk kishte termine të lira.