Shqipëri

Shkodër: Burri vret gruan me armë zjarri, më pas qëllon edhe veten

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/TCH/